Basketboll - Sulltaneshat e Rrjetës në krye të renditjes

Kombëtarja turke e volejbollit për femra, që garon në Çmimin e Madh Botëror FIVB, ka fituar me rezultatin 3-2 në sete kundër Rusisë, duke e përfunduar në vendin e parë me 7 pikë Grupin A të fazës së parë.

Basketboll - Sulltaneshat e Rrjetës në krye të renditjes

Në këtë eveniment sportiv, që organizohet në Sallën e Sporteve “TVF Başkent” të Ankarasë, dje u luajnë ndeshjet e 3-ta dhe të fundit. Takimi i parë ishte ai ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë, ku vajzat amerikane fituan 3-2 në sete (25-27, 25-17, 25-22, 24-26 dhe 15-11).

Kurse ndeshja e 2-të dhe e fundit e ditës së diel ishte ajo Turqi-Rusi, ku vendaset fituan 3-2 në sete (25-23, 29-27, 14-25, 18-25 dhe 15-10).

Pas përfundimit të sfidave të fazës së parë, Turqia renditet në vendin e parë të Grupit A me 7 pikë dhe diferencë në totalin e pikëve të shënuara e pësuara. Në vend të dytë qëndron Rusia, gjithashtu me 7 pikë. Ajo ndiqet nga SHBA-të në vendin e 3-të me 2 pikë dhe Japonia në vendin e 4-t me 1 pikë të vetme.

Takimet e fazës së dytë do të zhvillohen në datat 8-10 gusht, sërish në Ankara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme