Taffarel në krah të trajnerit Dunga në ekipin e Brazilit

Claudio Taffarel, 48 vjeç, portier i Brazilit kampion i botës në 1994, do të jetë në krah të trajnerit të ri të Brazilit.

Taffarel në krah të trajnerit Dunga në ekipin e Brazilit

Claudio Taffarel, 48 vjeç, portier i Brazilit kampion i botës në 1994, do te jetë në krah të trajnerit të ri të Brazilit, Dunga, bëri të ditur ky i fundit.

Taffarel e ka kryer këtë funksion edhe tek ekipi turk i Gallatasarajit.

Dunga, kapiten i ekipit te Brazilit, që fitoi titullin e katërt në SHBA, u caktua të martën trajneri i ri i Brazilit.

“Ne po u bëjmë apel disa kampioneve të botës për të cilët ka nevojë Seleçao, pasi kanë ADN e kampionit, për të dhënë diçka nga përvoja e tyre”, theksoi Dunga, i cili ka drejtuar Seleçao nga 2006 - 2010.

Dunga zevendesoi Luiz Felipe Scolari pas dështimit të Brazilit ne Botërorin e “vet” në shtëpi.

Një tjetër ish-kampion i 1994, Mauro Silva, do te jete asistent teknik ne ndeshjet e para miqësore qe do te luaje Brazili me Kolumbine dhe Ekuadorin me 5 e 8 shtator ne SHBA.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme