Klasifikimi FIFA - Gjermania në krye, Spanja në vendin e 7-të

Para Kupës së Botës, Franca mbante vendin e 17-të në klasifikimin e FIFA-s. Falë daljes në çerekfinale, ku humbi 0-1 përballë Gjermanisë, seleksioni francez ka fituar 7 pozicione, duke shkuar në vendin e 10-të në këtë klasifikim.

Klasifikimi FIFA - Gjermania në krye, Spanja në vendin e 7-të

Ish-numri një, Spanja, eleminuar në turin e parë, e sheh veten në vendin e 7-të; ndërkohë që Gjermania kampione e botës ka marrë kryesimin, duke qenë para Argjentinës dhe Holandës.

Brazili, që përfundoi në vendin e 4-t në Kupën e “tij” të botës, ka shkuar në vendin e 8-të.

Klasifikimi eshte:
01. Gjermania
02. Argjentina
03. Holanda
04. Kolumbia (+4)
05. Belgjika
06. Uruguai
07. Spanja (-6)
08. Brazili
09. Zvicra
10. Franca (+7)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme