Japonezi Nishimura do të arbitrojë ndeshjen Brazil-Kroaci

Japonezi Nishimura do të arbitrojë ndeshjen Brazil-Kroaci

Japonezi Yuichi Nishimura do te arbitrojë ndeshjen e hapjes së Botërorit 2014, Brazil – Kroaci, të enjten në Sao Paulo, bëri të ditur të martën FIFA.

Nishimura, 42 vjeç, është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2004. I zgjedhur gjyqtari i vitit 2012 nga Konfederata Aziatike, ai ka drejtuar finalet e një numëri të madh kompeticionesh, përfshirë edhe atë të Botërorit deri në 17 vjeç në vitin 2007.

Gjatë Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, ai drejtoi katër ndeshje, përfshirë edhe atë çerekfinale Holande- Brazil (2-1).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme