FIFA: Presidenti Blatter thotë se "do të vazhdojë misionin e tij

FIFA: Presidenti Blatter thotë se "do të vazhdojë misionin e tij

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka bërë të ditur se gjatë kongresit të ardhshëm të FIFA-s që do të mbahet në Sao Paulo nga 9 -12 qershor do të shprehë interesin e tij “për të vazhduar misionin”.

“Misioni im do të vazhdojë”, deklaroi Blatter në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s.

“Një mision nuk mund të përfundojë kurrë unë jam i gatshëm që ta vazhdoj. Do ta deklaroj në kongres se jam i gatshëm për një gjë të tillë”, theksoi ai.

78-vjeçari zviceran pritet që të kandidojë për një mandat të 5-të për president i FIFA-s.

Ndërkohë, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, 58 vjeç, ka ripërsëritur se do ta bëjë të ditur vendimin e tij pas Botërorit në se do ta paraqesë ose jo kandidaturën, ndërkohë që i vetmi kandidat i deklaruar deri tani është francezi Jérôme Champagne.

Kandidaturat duhet të deklarohen deri në janar 2015 për zgjedhjet që do të zhvillohen në Zurich në muajin maj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme