Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ibrahimoviç i pavendosur për të ardhmen e tij në seleksion

Suedi: Ibrahimoviç i pavendosur për të ardhmen e tij në seleksion

Ibrahimoviç i pavendosur për të ardhmen e tij në seleksion

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, eshte shprehur te henen i pavendosu lidhur me te ardhmen e tij se seleksionin suedez, duke thene se brezi i ri ka shume veshtiresi per t’u integruar ne te.

“Jam i pavendosur”, tha ylli i Paris SG, duke iu pergjigjur nje gazetari gjate nje konference shtypi ne Stockholm lidhur me te ardhmen e tij.

“Kam folur me John Guidetti se sa ndeshje ka luajtur ai kete vit?”, tha ai lidhur me sulmuesin 22-vjeçar te Manchester City i huazuar ne janar te Stoke City, qe ka qendruar ne pankine kete sezon.

Ibrahimovic (48 gola, 97 seleksione), 32 vjeç, nuk ka fiksuar asnje date per largimin e tij. “Eshte e veshtire qe te marresh lojtare qe nuk jane titullare ne klub. Te gjithe mendojne per kualifikimin ne Euro apo Boteror”, theksoi shenuesi me i mire i kampionatit te Frances per dy sezone rresht.

“Kur Messi ishte 16 vjeç ai luante me ekipin e pare te Barcelones. Perse te rinjte suedeze nuk luajne ne ekipet e para te Allsvenskan (D1 suedez)?”, theksoi ai. “Nuk duhet te jete vetem Malmoe, te tjeret duhet ta kopjojne ate”, tha Ibrahimovic per klubin ku debutoi si profesionist ne 1999.

I pyetur se kush eshte favorit ne Boterorin 2014 (12 qershor-13 korrik), ku Suedia nuk eshte kualifkuar, ai u pergjigj se eshte Brazili. “Ne shtepi ata nuk mund te humbasin”, tha ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme