Miqësorja Kosovë-Turqi mbyllet 1-6

Ndeshja miqësore ndërkombëtare e futbollit Kosovë-Turqi përfundoi me rezultatin 1-6.

Miqësorja Kosovë-Turqi mbyllet 1-6

Në këtë humbje të thellë, megjithatë pati një gol kosovar. Në minutën 35-te Albert Bunjaku realizoi golin e parë zyrtar në histori të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ndeshja u luajt në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, në një atmosferë të ndezur sportive dhe festive.

Në 5 mars, ndeshja Kosovë-Haiti përfundoi pa gola, por shteti i ri evropian ishte fitues për faktin se bëri histori, luajti ndeshjen e parë miqësore zyrtare ndërkombëtare në futboll po në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të vendit.

Nga muaji i parë të këtij viti FIFA e ka lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll me ekipe kombëtare dhe klube.

Pas Turqisë, përfaqësuesja e Kosovës në 25 maj pritet të luajë një ndeshje tjetër miqësore ndërkombëtare futbolli me Senegalin në Gjenevë (Zvicër).

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme