Finalet e Euroligës 2015 për meshkuj do të luhen në Madrid

Finalet e Euroligës 2015 për meshkuj do të luhen në Madrid

Faza finale e edicionit të ardhshëm të Euroligës në basketboll për meshkuj do të zhvillohet në Madrid nga 15-17 maj 2015, bënë të ditur sot organizatorët në Milano.

Kjo do të jetë hera e gjashtë që kryeqyteti spanjoll do të presë finalen e C1.

Në Madrid është organizuar për herë të fundit faza finale në 2008, vit kur CSKA Moska fitoi titullin e gjashtë në këtë kompeticion.

Ndëkaq skuadra basketbollistike e Real Madridit do të ndeshet me Maccabi Tel-Aviv të dielën në orën 20.00 në finalen e Euroligës 2014 në Milano.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme