Botërori 2014 - Seleksioni i Spanjës pa surpriza të mëdha

Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka publikuar të martën një listë me 30 futbollistë për Botërorin në Brazil pa surpriza të mëdha, ku përfshihen 3 ardhje të reja, portieri David De Gea, mbrojtësi Dani Carvajal dhe mesfushori Ander Iturraspe.

Botërori 2014 - Seleksioni i Spanjës pa surpriza të mëdha

Vicente Del Bosque do të paraqesë listën përfundimtare me 23 lojtarë më 25 maj, pas finales së Ligës së Kampioneve mes Real dhe Atletico Madrid.

Lista e 30 lojtarëve është:

Portierë: Iker Casillas (Real Madrid), José Manuel Reina (Napoli/ITA) e David De Gea (Manchester United/ANG).

Mbrojtës: Sergio Ramos e Dani Carvajal (Real Madrid), Gerard Piqué e Jordi Alba (FC Barcelona), Javi Martinez (Bayern Munich/GJER), Cesar Azpilicueta (Chelsea/ANG), Raul Albiol (Napoli/ITA), Juanfran Torres (Atletico Madrid), Alberto Moreno (Séville FC)

Mesfushorë: Xavi Hernandez, Sergio Busquets, Andres Iniesta e Cesc Fabregas (FC Barcelona), Xabi Alonso (Real Madrid), David Silva (Manchester City/ANG), Thiago Alcantara (Bayern Munich/GJER), Koke (Atletico Madrid), Santiago Cazorla (Arsenal/ANG), Ander Iturraspe (Athletic Bilbao), Juan Mata (Manchester United/ANG)

Sulmues: Pedro Rodriguez (FC Barcelona), Jesus Navas e Alvaro Negredo (Manchester City/ANG), Diego Costa e David Villa (Atletico Madrid), Fernando Torres (Chelsea/ANG), Fernando Llorente (Juventus /ITA).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme