Francë - Një femër trajnere në një klub futbolli për meshkuj

E caktuar si trajnere e Klermont (D2 francez), portugezja Helena Kosta, 36 vjeç, bëhet kështu trajnerja e parë femër e një klubi profesionist në futbollin e meshkujve në Francë.

Francë - Një femër trajnere në një klub futbolli për meshkuj

“Është e para në Francë. Është e njohur gjithashtu se është e para edhe në Evropë. I vetmi rast është ai në Itali, ku Karolina Moraçe drejtoi një klub të serisë C (Viterbeze/niveli i 3-të) në Itali”, në 1999, theksoi Brizhit Henrikez, sekretare e përgjithshme e Federatës Franceze të Futbollit (FFF).

Italiania, e cila ka luajtur për ekipin e vendit të saj (150 seleksione, 12 tituj të kampionit të Italisë), dha doreheqjen pas dy ndeshjesh per “mungesë të besimit” ndaj saj.

Helena Kosta do të zëvendësojë Rezhi Bruar, trajneri që kishte drejtuar më parë klubin francez. Klermont, i drejtuar nga Klod Mishi, 65 vjeç, organizator i eventeve sportive, e ka dhënë vetë lajmin e caktimit të trajneres së re femër për ekipin e tij.

Portugezja Helena Kosta, 36 vjeç, ka luajtur me ekipin e Benfikës, më pas mori drejtimin e ekipit të femrave të Odivelas, për të vazhduar me drejtimin e seleksionit të Katarit dhe Iranit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme