Kosova në Tokio për kampionatin e pingpongut

Në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, nga 28 prill deri në 5 maj, organizohet kampionati botëror ekipor në pingpong ZEN-NOH 2014 World Team Table Tennis Championships Tokyo, Japan.

Kosova në Tokio për kampionatin e pingpongut


Ndër shtetet pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të sportit të pingpongut është edhe Kosova, e cila do të paraqitet me dy seleksionet e veta më të mira në garën e femrave dhe të meshkujve.


Kombëtarja kosovare në garën e femrave është e përbëre nga Vlona Maloku, Amare Janjeva dhe Iliriana Haliti, të udhëhequra nga trajneria Besire Domaniku. Në fazën e parë të kampionatit do të garojë në Divizionin e 3-të, në grupin “I” se bashku me Indonezinë, Moldavinë, Congo Brazzaville, Republikën Dominikane dhe me Kirgizinë.


Në garën e meshkujve, Kosovën në këtë Botëror do t përfaqësojnë Linor Çitaku, Baton Çitaku dhe Ylli Prestreshi, të udhëhequr nga përzgjedhësi Besart Domaniku. Do të garojnë në Divizionin e 4-të, për të cilin shorti hedhet në 26 prill.


Në këtë kampionat botëror për të ndarë drejtësinë, nga organizatori është përzgjedhur edhe gjyqtari më i mirë kosovar dhe ndër më të mirët në botë, Jeton Beqiri.


Përveç garave, ne këtë ngjarje botërore sportive, do të organizohen edhe shumë takime vjetore të organizatave sportive, ku do jenë edhe përfaqësues nga Kosova.


Ky do të jetë ky kampionati botëror me më shumë shtete pjesëmarrëse në historinë e ITTF-së – 120. Do të organizohet në dy komplekse sportive, Yoyogi National Gymnasium dhe Tokyo Gymnasium.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme