Kalendari historik, 29 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 tetor.

1296108
Kalendari historik, 29 tetor

Çfarë ka ndodhur më 29 tetor?

29 tetor 1923 – Me një seancë historike, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpalli botërisht se regjimi politik i shtetit të sapoformuar pas Luftës Çlirimtare do të jetë ai republikan. Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese të nevojshme dhe themeloi Republikën e Turqisë. Menjëherë pas themelimit të republikës, kryeparlamentari Mustafa Kemal Ataturk u zgjodh president i parë i Republikës së Turqisë.

29 tetor 1924 – U shpall vendimi për Mosulin, fati i të cilit ishte lënë në duart e Këshillit të Lidhjes së Kombeve me anë të Traktatit të Paqes së Lozanës. Kufiri turko-irakian u përcaktua në mënyrë të atillë që Mosuli të mbetej në territorin e Irakut.

29 tetor 1929 – Bota u ballafaqua për herë të parë me një krizë ekonomike të shkallës globale. Bursa e Nju-Jorkut falimentoi pasi aksionet e saj u zhvlerësuan tërësisht. Kështu, nisi periudha e Depresionit të Madh Ekonomik që goditi fillimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastaj përfshiu vendet evropiane gjithashtu.

29 tetor 1933 – Presidenti Mustafa Kemal Ataturk ndau nga Ankaraja me të gjithë botën ligjëratën e tij historike me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. Ky fjalim u përmblodh në librin e titulluar “Nutuk”.

29 tetor 1992 – Forcat e Armatosura të Turqisë morën kontrollin e grykës së Sinhatit në kufirin turko-irakian, një vendkalim i rëndësishëm që u mundësonte terroristëve të PKK-së depërtimin në territorin e Turqisë. Në këtë operacion u neutralizuan 90 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

29 tetor 1992 – Kazakistani dhe Turkmenia, dy vende që kishin shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ambasadat e tyre të para i hapën në Ankara.

29 tetor 1998 – Turqia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Kazakistani dhe Uzbekistani firmosën Deklaratën e Ankarasë për transmetimin e naftës së Kaspikut dhe Azisë Qendrore në tregjet perëndimore me anë të Tubacionit Baku-Tbilis-Xhejhan (BTC).

29 tetor 2006 – Një avion me 104 pasagjerë në bord u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit Abuja të Nigerisë. Vetëm 6 persona i mbijetuan aksidentit.

29 tetor 2013 – U përurua tuneli nëndetar “Marmaray” ndërmjet lagjeve Uskudar dhe Yenikapi të Stambollit. Ky tunel nën Bosfor plotësoi një linjë hekurudhore të pandërprerë midis Kinës dhe Anglisë.

29 tetor 2018 – U inaugurua etapa e parë e Aeroportit të Stambollit. Ky aeroport i ri me 6 pista të pavarura dhe kapacitet prej 500 avionësh e 200 milionë pasagjerësh në vit, do të jetë më i madhi në botë kur të përfundojë plotësisht.



Lajme të ngjashme