Kalendari historik, 23 maj

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 maj.

1205444
Kalendari historik, 23 maj

Çfarë ka ndodhur më 23 maj?

23 maj 1906 – Vdes Henrik Ibsen dramaturgu norvegjez, poeti dhe themeluesi i teatrit bashkëkohor.

23 maj 1919 – Në lagjen Sultanahmet të Stambollit u organizua një miting kundër pushtimit të Izmirit nga Shtetet e Antantës. Në këtë miting morën pjesë 200 mijë persona. 

23 maj 1945 – Bën vetëvrasje Hajnrih Himler (Heinrich Himmler), njëri prej liderëve të nacionalsocialistëve dhe numri dy i Gestapos. Ai ishte projektuesi kryesor i programit të Hitlerit për shfarosjen e hebrenjve në Evropë.

23 maj 1992 – Ura e Gallatës (Galata Köprüsü), e cila i shërbeu Stambollit plotë 117 vjet, u transferua në Bririn e Artë.

23 maj 1996 – Vdes këngëtari, muzikanti dhe aktori turk, Tanzhu (Tanju) Okan. 



Lajme të ngjashme