Kalendari historik, 23 prill

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 prill.

1187674
Kalendari historik, 23 prill

Çfarë ka ndodhur më 23 prill?

23 prill 1616 – Vdes Uiliam Shekspir (William Shakespeare), që pranohet si dramaturgu më i shquar në botë dhe si poeti kombëtar i Anglisë.

23 prill 1920 – U hap Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) me pjesëmarrjen e deputetëve të zgjedhur nga të katër anët e vendit me qëllimin për ti treguar botës vullnetin se sovraniteti i takon pa kushte popullit. Kuvendi u thirr në kushtet e Luftës Nacionalçlirimtare që turqit kishin filluar për shpëtimin e tokave të tyre që ishin pushtuar pas Luftës së Parë Botërore.

23 prill 1923 – Filloi punimet Konferenca e Dytë e Paqes e Lozanës, që kishte për qëllim njohjen në arenën ndërkombëtare të turqve, të cilët i kishin dëbuar armiqtë nga tokat e tyre pas Luftës Çlirimtare, si dhe arritjen e një marrëveshjeje të paqes.

23 prill 1979 – Pas shpalljes nga UNESCO e vitit 1979 si “Viti i fëmijëve”, Radiotelevizioni i Turqisë, TRT organizoi në këtë vit “Festivalin e parë Ndërkombëtar të Fëmijëve-23 Prilli”.

23 prill 2005 – Në Stamboll u hap “Muzeu i Lodrave të Stambollit”, që përbëhet prej lodrave të blera nga 40 vende të ndryshme të botës, të cilat shkrimtari dhe poeti, Sunaj Akën (Sunay Akın) i kishte mbledhur për 20 vjet.



Lajme të ngjashme