Kalendari historik, 31 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 31 dhjetor.

1554887
Kalendari historik, 31 dhjetor

31 dhjetor 1609 – Në Stamboll u hodhën themelet e Xhamisë së Sulltan Ahmetit, e njohur ndryshe edhe si Xhamia Blu. Sedefqar Mehmet Agë Biçakçiu, arkitekt i kësaj vepre madhështore dhe njëherësh kryearkitekt i Perandorisë Osmane, e përfundoi Xhaminë e Sulltan Ahmetit në gati 8 vite.

31 dhjetor 1879 – Shpikësi amerikan, Thomas Edison, prezantoi për herë të parë publikisht llambën elektrike në Parkun “Menlo” të Nju-Xhersit, por rrugët e para që u ndriçuan me dritën inkandeshente të shpikur prej tij ishin ato të Pensilvanisë.

31 dhjetor 1999 – Kryetari i Shtetit të Rusisë, Boris Yeltsin, njoftoi dorëheqjen me një vendim të befasishëm dhe të gjitha kompetencat ia dorëzoi Kryeministrit Vladimir Putin.



Lajme të ngjashme