Kalendari historik, 30 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 30 dhjetor.

1554204
Kalendari historik, 30 dhjetor

30 dhjetor 1517 – Sulltan Selimi I ngadhënjeu mbi Jerusalemin, qytet i konsideruar si “i shenjtë” nga 3 fetë hyjnore. Në Jerusalem, i cili qëndroi nën sovranitetin e Perandorisë Osmane deri në vitin 1917, filloi kështu periudha 400-vjeçare e “paqes dhe qetësisë”.

30 dhjetor 1916 – Mistiku dhe shenjtori i vetëshpallur Grigori Yefimovich Rasputin, i cili pretendohej se kishte një influencë të madhe mbi dinastinë cariste të Rusisë, u vra nga aristokratët rusë në Pallatin “Yusupov” të Shën-Petërburgut.

30 dhjetor 2006 – Presidenti i rrëzuar i Irakut, Saddam Hussein, i arratisur nga Bagdadi pas pushimit të vendit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kapur më 13 dhjetor nga trupat amerikane në një bunker nëntokësor afër shtëpisë së tij në Tikrit, u ekzekutua në kryeqytetin irakian. Saddami ishte shpallur fajtor dhe dënuar me vdekje për Masakrën e Duxhailit, ku humbën jetën 142 persona.



Lajme të ngjashme