Kalendari historik, 28 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 dhjetor.

1552977
Kalendari historik, 28 dhjetor

28 dhjetor 1895 – Filmat “Mbërritja e një treni në Stacionin «La Ciotat»”, “Mëngjesi i fëmijës” dhe “Farkëtarët”, të parët e xhiruar nga vëllezërit Auguste dhe Louis Lumiere, u shfaqën për herë të parë në kryeqytetin e Francës. Parisienët treguan interes të lartë për premierën e këtyre filmave me metrazh të shkurtër në kinema. Kjo shfaqje e vëllezërve Lumiere në Kafenë e Madhe në “Boulevard des Capucines”, e para me pagesë për publikun, shënoi lindjen e kinemasë.

28 dhjetor 1908 – Mesina, qyteti i 3-të më i madh në ishullin italian të Sicilisë, u trondit nga një tërmet me madhësi 7,1 ballë të shkallës Rihter. Në këtë fatkeqësi natyrore, e cila u regjistrua si lëkundja sizmike më e fuqishme në Evropë deri në atë datë, humbën jetën rreth 80.000 njerëz.

28 dhjetor 2004 – Vdiq në moshën 68-vjeçare shkrimtarja dhe filozofja amerikane, Susan Sontag, autore e shumë veprave me famë ndërkombëtare si “Death Kit” dhe “The Volcano Lover”.



Lajme të ngjashme