Kalendari historik, 20 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 20 dhjetor.

1547437
Kalendari historik, 20 dhjetor

20 dhjetor 1915 – Forcat britanike dhe Truparmata e Australisë dhe Zelandës së Re (ANZAK), të cilat u mposhtën duke mos arritur të kalojnë ushtrinë turke në Çanakala, u tërhoqën plotësisht nga frontet e Anafartës dhe Ariburunit. Kurse fitorja e ushtrisë turke u bë zyrtare me tërheqjen e Bllokut të Antantës edhe nga fronti i Sedylbahirit, më 9 janar 1916.

20 dhjetor 1942 – Qytezat Erbaa dhe Niksar në provincën Tokat të Turqisë u goditën nga një tërmet i fuqisë 7 ballë të shkallës Rihter. Kjo fatkeqësi natyre u mori jetën rreth 3.000 personave dhe dëmtoi mijëra ndërtesa.

20 dhjetor 1987 – Anija e pasagjerëve “Dona Paz” u përplas me cisternën e naftës “Vector” në afërsi të ishullit Mindoro të Filipineve. Shpërthimi dhe zjarri si pasojë e këtij aksidenti detar shkaktoi vdekjen e mbi 3.000 njerëzve.

20 dhjetor 1989 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhynë me 25.000 ushtarë në Panama dhe rrëzuan nga pushteti diktatorin Manuel Noriega.



Lajme të ngjashme