Kalendari historik, 18 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 18 dhjetor.

1547391
Kalendari historik, 18 dhjetor

18 dhjetor 1865 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën Amendamentin e Trembëdhjetë, i cili ndaloi skllavërinë në vend. Me këtë ndryshim ligjor që erdhi pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane, u hoqën nga legjislacioni federal të gjitha amendamentet që lejonin skllavërinë.

18 dhjetor 1996 – Militantët e lëvizjes revolucionare peruane “Tupac Amaru” bastisën Ambasadën e Japonisë në Lima. Ata mbajtën peng për më shumë se 4 muaj 70 personat që ndodheshin brenda objektit diplomatik. Incidenti i njohur si “Kriza e Pengjeve të Ambasadës Japoneze” mori fund me vrasjen e 14 militantëve gjatë një operacioni të forcave peruane të sigurisë më 22 prill 1997.

18 dhjetor 2002 – Prof. asoc. Necip Hablemitoglu, i njohur për hulumtimet e tij mbi aktivitetet e shërbimeve perëndimore të inteligjencës kundër Turqisë, ra viktimë e një atentati fatal përpara shtëpisë së tij.

18 dhjetor 2006 – Skenaristi, animatori dhe producenti amerikan, Joseph Barbera, i famshëm veçanërisht për filmat vizatimorë si “The Flintstones” dhe “Yogi Bear”, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.



Lajme të ngjashme