Kalendari historik, 17 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 17 dhjetor.

1546123
Kalendari historik, 17 dhjetor

17 dhjetor 1273 – Mevlana Xhelaledin Rumiu, ndër personalitetet fetare, mendimtarët dhe poetët më të famshëm në botë, ndërroi jetë në Konia të Turqisë. Vdekja e Rumiut, vepra më e madhe e të cilit është poema “Masnavi”, cilësohet si “Sheb-i Arus” apo “Nata e Dasmës”, pasi si dasmë e konsideronte edhe ai vetë takimin me Krijuesin.

17 dhjetor 1760 – Në Meksikë u zbulua “Kalendari Aztek”, një gur kalendarik i njohur edhe si “Guri i Diellit” apo “Guri i 5 Epokave”. Objekti, një basoreliev monolit i gdhendur në vitin 1479, u zbulua gjatë riparimeve të një katedraleje në kryeqytetin Meksiko. Diametri i tij është 3,7 metra dhe peshon 25 tonë. Duke qenë se e ndan një vit diellor në 365 ditë, kalendari monumental në fjalë ka rëndësi të jashtëzakonshme në aspektin arkeologjik.

17 dhjetor 1903 – Vëllezërit Wright arritën të fluturojnë me avionin e tyre me motor në Karolinën e Veriut, SHBA. Fluturimi zgjati vetëm 12 sekonda dhe u përshkuan 37 metra. Kurse në testin e fundit të bërë po të njëjtën ditë, fluturimi zgjati 59 sekonda dhe u përshkua një distancë prej 280 metrash.

17 dhjetor 1980 – Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Sidnei, Sarik Ariyak dhe truproja e tij, Engin Sever, një oficer policie, u martirizuan gjatë një sulmi të kryer nga anëtarë të organizatës terroriste armene ASALA.



Lajme të ngjashme