Kalendari historik, 16 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 dhjetor.

1546121
Kalendari historik, 16 dhjetor

16 dhjetor 1773 – Shpërtheu revolta kundër administratës së Londrës në kolonitë britanike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ngjarjen e njohur si “Mbrëmja e Çajit në Boston”, anëtarët e shoqatës “Djemtë e Lirisë”, të maskuar si indianë të fisit “Mohawk”, hynë në 3 anije britanike në portin e Bostonit dhe hodhën në oqean qindra arka çaji, në shenjë proteste kundër taksimit të këtij produkti.

16 dhjetor 1920 – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8,6 ballë goditi provincën veriperëndimore Gansu të Kinës duke shkaktuar edhe shkarje masive të tokës. Kjo fatkeqësi natyre e dyfishtë u mori jetën rreth 200.000 personave.

16 dhjetor 1991 – Kazakistani shpalli pavarësinë nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.

16 dhjetor 1998 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar filluan Operacionin “Dhelpra e Shkretëtirës” kundër Irakut me arsyetimin se nuk lejoi hyrjen e inspektorëve të armëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë këtij operacioni 4-ditor, objektivat ushtarake të Irakut u goditën me 500 raketa kruz dhe 250 avionë.



Lajme të ngjashme