Kalendari historik, 14 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 14 dhjetor.

1545016
Kalendari historik, 14 dhjetor

14 dhjetor 1911 – Roald Amundsen, eksplorues norvegjez i njohur gjerësisht me nofkën “Vikingu”, përshkoi me sukses Kalimin Veriperëndimor dhe mbërriti në pikën zero të Polit të Jugut. Ai gjithashtu ishte njeriu i parë që shkoi në të dyja zonat polare.

14 dhjetor 1960 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Turqia, 9 shtete anëtare të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe 7 shtete anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë nënshkruan Konventën e Parisit për themelimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

14 dhjetor 1995 – Alija Izetbegoviç, Sllobodan Millosheviç dhe Franjo Tuxhman nënshkruan Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës civile 3-vjeçare në Jugosllavi dhe solli paqen në Bosnjë-Hercegovinë.

14 dhjetor 2005 – Shkrimtari amerikan, Rodney William Whitaker, i njohur gjerësisht me emrin e tij artistik “Trevanian”, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Ai mori famë botërore me vepra si “Shibumi” dhe “Vera e Katias”.



Lajme të ngjashme