Kalendari historik, 13 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 13 dhjetor.

1544013
Kalendari historik, 13 dhjetor

13 dhjetor 2002 – Në përfundim të Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Bashkimit Evropian në kryeqytetin Kopenhagë të Danimarkës, Unioni shpalli zgjerimin më të madh historik të tij duke njoftuar se 10 shtete (Qiproja e Jugut, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia) do të bëheshin anëtare të BE-së që nga 1 maji i vitit 2004.

13 dhjetor 2003 – Saddam Hussein, i arratisur nga Bagdadi pas pushimit amerikan të Irakut, u kap nga trupat amerikane në një bunker nëntokësor afër shtëpisë së tij në Tikrit. Kapja e ish-presidentit irakian rezultoi një pikë kthese për rezistencën që vazhdonte në këtë vend.

13 dhjetor 2017 – Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) u mblodh në Stamboll me agjendë të jashtëzakonshme për të diskutuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe transferimin e ambasadës së tyre nga Tel-Avivi në Qytetin e Shenjtë. Në këtë samit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 48 vendeve, 16 prej të cilëve në nivel maksimal, u shpall se vendimi i SHBA-së është i papranueshëm dhe se Jerusalemi Lindor është kryeqytet i Shtetit të Palestinës.



Lajme të ngjashme