Kalendari historik, 12 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 12 dhjetor.

1544008
Kalendari historik, 12 dhjetor

12 dhjetor 1913 – Tabloja e famshme e Mona Lizës, e cila ishte vjedhur dy vite më parë nga Muzeu i Luvrit në Paris, u gjet në qytetin Firence të Italisë.

12 dhjetor 1940 – Anija “Salvador”, e cila transportonte hebrenjtë e arratisur nga nazistët, u fundos pasi u përplas me një grup shkëmbinjsh pranë brigjeve të Silivrisë, në Stamboll. Aksidenti i asaj nate të ftohtë dhe me stuhi u mori jetën 219 prej gjithsej 352 pasagjerëve të anijes.

12 dhjetor 2000 – Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha fjalën e fundit në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, të cilat ishin bërë tërkuzë. Ajo ndërpreu procesin e rinumërimit të votave në Florida dhe fitues të garës presidenciale shpalli kandidatin republikan, George W. Bush.



Lajme të ngjashme