Kalendari historik, 11 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 11 dhjetor.

1543347
Kalendari historik, 11 dhjetor

11 dhjetor 1936 – Mbreti Edward VIII i Anglisë u tërhoq nga froni për të vazhduar lidhjen e tij me amerikanen Wallis Simpson. Vetëm 3 muaj përpara këtij vendimi drastik, Edwardi VIII, i cili shënoi një risi në historinë e monarkisë britanike, pati vizituar Turqinë si mysafir i Presidentit Mustafa Kemal Ataturk.

11 dhjetor 1987 – Adile Nasit, një prej aktoreve më të rëndësishme të kinematografisë dhe teatrit turk, ndërroi jetë në Stamboll. Ajo u bë e famshme me rolet e paharrueshme në filma si “Klasa Hababam” (Hababam Sınıfı), “Ditë të gëzuara” (Neşeli Günler) dhe “Tosun Pashai” (Tosun Paşa).

11 dhjetor 1994 – Ushtria e Rusisë u mobilizua kundër vendimit të njëanshëm të Çeçenisë për shpalljen e pavarësisë. Rusët filluan pushtimin e qyteteve të kësaj republike me mbështetjen e qindra tankeve, por çeçenët i ndalën forcat ruse me luftë guerile. Lufta e Parë Ruso-Çeçene përfundoi me nënshkrimin e Akordit të Kasavjurtit më 30 gusht 1996.

11 dhjetor 1999 – Turqia mori zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të BE-së në Helsinki. Kryeministri Bulent Ecevit iu bashkua këtij samiti në ditën e fundit dhe hyri në Fotografinë Familjare të liderëve të Unionit.



Lajme të ngjashme