Kalendari historik, 10 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 10 dhjetor.

1542633
Kalendari historik, 10 dhjetor

10 dhjetor 1901 – U ndanë për herë të parë Çmimet Nobel në 5 kategori. Laureatët ishin fizikani gjerman – Wilhelm Conrad von Rontgen, kimisti holandez – Hendricus van t’Hoff, mikrobiologu gjerman – Emil Adolf von Behring, poeti francez – Sully Prudhomme, si dhe themeluesi zviceran i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar – Henri Dunant me aktivistin francez të paqes – Frederik Passy.

10 dhjetor 1948 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në kryeqytetin Paris të Francës, miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Deklarata doli drejtpërsëdrejti nga përvoja e Luftës II Botërore dhe paraqet shprehjen e parë globale se të gjitha qeniet njerëzore lindin me të drejta, prandaj nuk duhet t’i luten, përulen a shtrijnë dorën tjetërkujt për t’i pasur ato. Data e miratimit të Deklaratës, mbështetur fuqimisht edhe nga Turqia, u shpall nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

10 dhjetor 2006 – Vdiq Augusto Pinochet, gjeneral që në vitin 1973 mori pushtetin në Kili me grusht ushtarak dhe e qeverisi atë me regjim diktatorial për 17 vite radhazi.



Lajme të ngjashme