Kalendari historik, 9 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 9 dhjetor.

1541916
Kalendari historik, 9 dhjetor

9 dhjetor 1917 – Perandoria Osmane u tërhoq nga fronti i Palestinës dhe humbi sovranitetin e saj 400-vjeçar mbi Jerusalemin. Dy ditë më vonë, ushtria britanike nën drejtimin e gjeneralit Edmund Allenby e pushtoi Qytetin e Shenjtë duke hyrë nga Porta “Jaffa”.

9 dhjetor 1987 – Pas fillimit të intifadës në territoret palestineze, ushtria izraelite sulmoi Kampin e Refugjatëve në Xhabalia të Rripit të Gazës duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra palestinezëve.

9 dhjetor 1992 – Opinioni publik britanik dhe njëherësh ai botëror mësoi ndarjen e Princit Çarls, trashëgimtar i fronit të Mbretërisë së Bashkuar, nga Princesha Diana, përmes Komunikatës Mbretërore që u lexua në Dhomën e Komunëve. Shkurorëzimi zyrtar i çiftit, në raport martesor prej 11 vitesh, erdhi në vitin 1996.



Lajme të ngjashme