Kalendari historik, 7 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 7 dhjetor.

1540682
Kalendari historik, 7 dhjetor

7 dhjetor 1941 – Një sulm ajror i befasishëm i marinës perandorake japoneze kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pearl Harbor, Havai, provokoi përfshirjen e SHBA-së në Luftën II Botërore, e cila kishte filluar në vitin 1939. Në këtë sulm të papritur u fundosën 19 luftanije, u asgjësuan 200 avionë luftarakë dhe humbën jetën 2.400 persona.

7 dhjetor 1956 – Shkrimtari Resat Nuri Guntekin, autor i romanit “Trumcaku” (Çalıkuşu), një prej veprave më të rëndësishme të letërsisë turke, u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.

7 dhjetor 1988 – Armenia u trondit nga një tërmet i fuqisë 7,1 ballë të shkallës Rihter. Në këtë fatkeqësi natyrore humbën jetën më shumë se 25.000 njerëz, u plagosën 150.000 dhe 400.000 të tjerë mbetën pa strehë.



Lajme të ngjashme