Kalendari historik, 6 dhjetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 6 dhjetor.

1540256
Kalendari historik, 6 dhjetor

6 dhjetor 1865 – Pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane, në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shtua neni 13. mbi ndalimin e skllavërisë. Presidenti Abraham Lincoln, i njohur si një kundërshtar i fuqishëm i rendit skllavopronar, nuk arriti ta shohë ligjësimin e draftit mbi ndalimin e skllavërisë pasi humbi jetën si pasojë e një atentati fatal më 18 prill të atij viti.

6 dhjetor 1917 – Një anije e ngarkuar me eksplozivë u përplas me një anije tjetër në qytetin Halifaks të Kanadasë. Turma kureshtare filloi të mblidhet në portin e qytetit për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe pikërisht në ato çaste ndodhi shpërthimi i lëndëve plasëse në anije, i cili shkaktoi vdekjen e 2.000 personave, plagosjen e mijëra të tjerëve dhe rrënimin e një pjese të qytetit.

6 dhjetor 2017 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe njoftoi transferimin e ambasadës së vendit të tij nga Tel-Avivi në Qytetin e Shenjtë. Organizata e Bashkëpunimit Islam, e cila u mblodh në Stamboll pas këtij vendimi që shkaktoi reagimin e shteteve myslimane, e shpalli Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës.



Lajme të ngjashme