Kalendari historik, 29 nëntor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 nëntor.

1533890
Kalendari historik, 29 nëntor

29 nëntor 1947 – Pavarësisht kundërshtimeve të forta të arabëve, Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi për ndarjen e Palestinës dhe themelimin e një shteti të pavarur izraelit. Ky vendim çoi në fillimin e konflikteve që vijojnë ende sot e kësaj dite.

29 nëntor 1981 – Aktorja amerikane Natalie Wood, 3 herë laureate e Çmimeve Oskar, humbi jetën në një aksident detar të mistershëm. Si rezultat i hetimeve që vijuan për vite të tëra, policia deklaroi se “personi i dyshuar” për vdekjen e aktores ishte bashkëshorti i saj Robert Wagner.

29 nëntor 2016 – Ra avioni që transportonte skuadrën braziliane të futbollit, Chapecoense, për në finalen e Kupës së Amerikës Latine në Kolumbi. Aksidenti u mori jetën 76 pasagjerëve, nga 81 që ishin gjithsej në bord. Nga aksidenti tragjik shpëtuan vetëm 3 futbollistë.



Lajme të ngjashme