Kalendari historik, 28 nëntor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 nëntor.

1533882
Kalendari historik, 28 nëntor

28 nëntor 1938 – U hap testamenti personal i themeluesit dhe presidentit të parë të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, ndarë nga jeta më datë 10 nëntor. Ataturku ia dhuroi të gjithë pasurinë e tij Partisë Popullore Republikane (CHP) me kusht që ajo të ndihmojë ekonomikisht të afërmit e tij dhe Institutin e Filologjisë dhe Historisë Turke.

28 nëntor 1943 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin D. Roosevelt, Kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill dhe udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin, u takuan në Konferencën e Teheranit. Gjatë këtij samiti 3-ditor, divergjencat që u shfaqën ndërmjet aleatëve për periudhën pas Luftës II Botërore, u bënë edhe më konkrete. Megjithatë disa prej debateve në Konferencën e Teheranit çuan në idenë e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

28 nëntor 1979 – Papa Gjon Pali II, njëherësh Kryetar i Shtetit të Vatikanit, realizoi një vizitë zyrtare në Turqi. Ai ishte i pari parë që vizitoi kryeqytetin Ankara të Turqisë. Plot 27 vite më vonë, të njëjtën ditë, në Turqi erdhi si i ftuar i Presidentit Ahmet Necdet Sezer edhe Papa Benedikti XVI.

28 nëntor 2002 – Melih Cevdet Anday, mjeshtër i madh i poezisë turke dhe pionier i rrymës “Garip”, mbylli sytë përgjithmonë në Stamboll, në moshën 87-vjeçare.



Lajme të ngjashme