Kalendari historik, 26 nëntor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 26 nëntor.

1533871
Kalendari historik, 26 nëntor

26 nëntor 1942 – Trupat sovjetike u hodhën në kundërsulm pas një rezistence për ditë tëra kundër ushtrisë gjermane në Stalingrad. Beteja e Stalingradit i dha fund epërsisë ushtarake të gjermanëve në Luftën II Botërore.

26 nëntor 1943 – Një tërmet 7,2 ballësh me epiqendër në Ladik dhe Tosya goditi rrethet Amasya, Çorum, Samsun, Tokat, Ordu dhe Kastamonu të Turqisë. Kjo fatkeqësi natyrore u mori jetën mbi 4.000 personave dhe dëmtoi gati 25.000 ndërtesa.

26 nëntor 1954 – Kapaliçarshija apo Tregu i Mbuluar, një prej qendrave tregtare historike të Stambollit, u përfshi nga një zjarr i madh që dogji pothuajse tërësisht 1.394 dyqane. Meremetimet zgjatën 1 vit dhe Tregu i Mbuluar u hap sërish.



Lajme të ngjashme