Kalendari historik, 1 nëntor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 nëntor.

1519621
Kalendari historik, 1 nëntor

1 nëntor 644 – Hz. Omeri, kalifi i dytë i Islamit, u godit me thikë disa herë nga persiani Piruz Nahavandi, i njohur nga arabët me nofkën Abu Luluah, teksa po udhëhiqte faljen e mëngjesit në Xhaminë e Profetit Muhamed në Medinë. Agresori u vetëvra menjëherë pas atentatit, kurse hz. Omeri ndërroi jetë 3 ditë më vonë.

1 nëntor 1755 – Kryeqyteti Lisbonë i Portugalisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi gjithashtu një cunami me dallgë dhjetëra metra të larta. Kjo fatkeqësi natyrore u mori jetën rreth 90.000 njerëzve.

1 nëntor 1923 – Pas shpalljes së Republikës së Turqisë, Mehmeti VI, padishahu i fundit i Perandorisë Osmane, braktisi fronin dhe emigroi jashtë shtetit. Menjëherë pas këtij zhvillimi, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi vendimin për shfuqizimin e Sulltanatit Osman.

1 nëntor 1954 – Fronti i Çlirimit Kombëtar të Algjerisë filloi Luftën për Pavarësi kundër administratës kolonialiste franceze. Në këtë luftë 8-vjeçare, francezët masakruan 1,5 milionë algjerianë.



Lajme të ngjashme