Kalendari historik, 28 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 tetor.

1517021
Kalendari historik, 28 tetor

28 tetor 1886 – “Statuja e Lirisë”, një dhuratë e popullit francez për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një prej simboleve të këtij vendi, u vendos mbi ishullin shkëmbor të Lirisë (Liberty Island). Ajo mbikëqyr tërë portin e Nju-Jorkut.

28 tetor 1938 – Radioja e Ankarasë filloi transmetimet në objektin e saj historik në lagjen “Sihhiye”. Me rastin e këtij inaugurimi që përkoi me 15-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, u përgatit një transmetim special 3-ditor.

28 tetor 1962 – Lideri i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushçov, njoftoi heqjen e bazave raketore në Kubë duke i dhënë fund “Krizës së Raketave Kubane”, e cila e çoi botën për herë të parë në pragun e një lufte bërthamore.



Lajme të ngjashme