Kalendari historik, 25 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 tetor.

1515297
Kalendari historik, 25 tetor

25 tetor 1147 – Ushtria Selxhuke e komanduar nga Sulltan Mesudi I shpartalloi ushtrinë e Kryqëzatës së Dytë, të komanduar nga Mbreti Konrad III i Gjermanisë në Betejën e Dorileonit, e cila u zhvillua afër qytetit Eskisehir në Turqinë e sotme.

25 tetor 1924 – Shkrimtari, poeti dhe politikani Ziya Gokalp, ndër emrat simbol të nacionalizmit turk, u nda nga jeta në Stamboll, në moshën 48-vjeçare.

25 tetor 1947 – Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) i dërgoi nota diplomatike Turqisë, të cilës i kërkonte që ta lejonte për të ndërtuar baza ushtarake në ngushticat e Çanakalasë (Dardanele) dhe Stambollit, si dhe t'i jepte provincat Kars e Ardahan. Ankara i refuzoi këto kërkesa të Moskës. Në këtë çështje Turqinë e mbështetën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Mbretërinë e Bashkuar. Me vdekjen e Stalinit në vitin 1953, BRSS-ja deklaroi zyrtarisht se kishte hequr dorë nga këto kërkesa.



Lajme të ngjashme