Kalendari historik, 24 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 tetor.

1515296
Kalendari historik, 24 tetor

24 tetor 1882 – Fizikani dhe mikrobiologu gjerman, Robert Koch, identifikoi agjentët specifikë shkaktarë të tuberkulozit, kolerës dhe antraksit, si dhe ofroi mbështetje eksperimentale për konceptin e sëmundjes infektive, përfshi këtu testet mbi njerëzit dhe kafshët. Ky zbulim çoi në trajtimin dhe kurimin me medikamente të sëmundjes vdekjeprurëse të tuberkulozit. Për hulumtimin e tij mbi tuberkulozin, Koch fitoi Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1905.

24 tetor 1929 – Filluan të ndihen zhurmat e hapave të Depresionit të Madh Ekonomik. Aksionet në Bursën e Nju-Jorkut nisën të zhvlerësohen me shpejtësi.

24 tetor 1975 – Ambasadori i Turqisë në Paris, Ismail Erez dhe shoferi i tij, Talip Yener, ranë dëshmorë në një pusi të ngritur nga militantë të organizatës terroriste armene, ASALA, mbi Urën “Bir-Hakeim” të kryeqytetit francez.



Lajme të ngjashme