Kalendari historik, 23 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 tetor.

1513492
Kalendari historik, 23 tetor

23 tetor 1956 – Në Hungari filloi kryengritja ndaj pushtimit dhe sovranitetit të Bashkimit Sovjetik. Demonstratat u përhapën në të gjithë vendin me kërkesën e largimit të trupave sovjetike jashtë territoreve të Hungarisë. Bashkimi Sovjetik vendosi ta pushtojë këtë vend dhe Ushtria e Kuqe rrethoi kryeqytetin Budapest. Kryeministri Imre Nagy kërkoi ndihmën e OKB-së kundër pushtimit sovjetik, por mbështetja e shumëpritur nuk erdhi. Qeveria e re hungareze që u formua pas pushtimit sovjetik, ekzekutoi mbi 300 drejtues dhe protestues duke përfshirë edhe ish-kryeministrin Nagy. Në vitin 1989, rreth 100 mijë hungarezë morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të ish-kryeministrit Nagy dhe Hungaria rehabilitoi figurën e tij.

23 tetor 1983 – Shtabet amerikane dhe franceze të forcës paqeruajtëse në kryeqytetin Bejrut të Libanit u tronditën nga sulmet vetëvrasëse me kampionë të ngarkuar me eksplozivë. Në këto ngjarje humbën jetën 241 trupa të këmbësorisë detare amerikane dhe 58 ushtarë francezë.

23 tetor 2011 – Dy tërmete shkatërruese, ndër më të fuqishmit në historinë e Republikës së Turqisë, goditën rrethin lindor të Vanit. Pas tërmetit të parë 6,7 ballësh të shkallës Rihtes, një i dytë edhe më i fortë me magnitudë 7,2 ballë tronditi Vanin pas 18 ditësh. Bilanci total i dy tërmeteve në fjalë ishte 644 të vdekur dhe mbi 4.000 të plagosur.



Lajme të ngjashme