Kalendari historik, 1 tetor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 tetor.

1500689
Kalendari historik, 1 tetor

1 tetor 1946 – U shqiptua vendimi për 24 liderët nazistë që gjykoheshin në Tribunalin e Nurembergut. Sipas vendimit të kësaj gjykate në Gjermani, ngritur nga shtetet aleate pas Luftës II Botërore, 12 udhëheqës nazistë u dënuan me vdekje, ndërsa 4 të tjerë, përfshi këtu edhe Rudolf Hess, me burgim të përjetshëm.

1 tetor 1977 – Futbollisti brazilian, Edson Arantes do Nascimento, i njohur gjerësisht si Pele dhe i vlerësuar nga shumica e autoriteteve të futbollit si më i miri i të gjitha kohërave, u tërhoq nga fushat e blerta në moshën 37-vjeçare. Ai ka luajtur gjithsej 1.363 ndeshje në kampionate zyrtare dhe ka shënuar 1.281 gola, një rekord absolut që e bën Pelenë sulmuesin më të suksesshëm në historinë e futbollit.

1 tetor 1998 – Kryeministri i Turqisë, Mesut Yilmaz, paralajmëroi Sirinë kundër mbështetjes që ajo ofronte për organizatën separatiste terroriste PKK, pasi një paralajmërim të këtillë e kishte bërë më parë edhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralarmate Atilla Ates. Kurse në fjalën përuruese të vitit të ri legjislativ në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Presidenti Suleyman Demirel deklaroi se “durimi i Ankarasë po soset”. Menjëherë pas kësaj filloi procesi i largimit nga Siria të kryeterroristit të PKK-së, Abdullah Ocalan.



Lajme të ngjashme