Kalendari historik, 22 shtator

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 22 shtator.

1494755
Kalendari historik, 22 shtator

 

22 shtator 1980 – Shpërtheu lufta 8-vjeçare ndërmjet Iranit dhe Irakut. Në këtë luftë, e cila filloi pasi Bagdadi i shpalli luftë Teheranit duke bombarduar Aeroportin Ndërkombëtar “Mehrabad” të kryeqytetit iranian dhe 6 aeroporte të tjera të këtij vendi, humbën jetën rreth 1 milion njerëz.

22 shtator 1985 – Parisi zyrtar pranoi që shërbimi sekret francez ishte bërë shkak për mbytjen e anijes “Rainbow Warrior” të “Greenpeace” në portin e Auklandës – Zelandë e Re. Anija e organizatës ambientaliste ishte fundosur më datë 10 korrik 1985.

22 shtator 1993 – Muzeu Metropolitan i Arteve të Nju-Jorkut njoftoi se do t’i rikthejë Turqisë “Thesarin e Karunit”, i cili ishte çuar me rrugë të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ankaraja zyrtare ishte në një “luftë” ligjore me autoritetet amerikane që prej vitit 1987 për riatdhesimin e kësaj pasurie historike me vlera të papërshkrueshme. “Thesari i Karunit”, i cili formohet nga 432 objekte, u soll në Turqi 3 ditë pas njoftimit të Muzeut Metropolitan të Arteve të Nju-Jorkut.



Lajme të ngjashme