Kalendari historik, 21 shtator

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 21 shtator.

1494725
Kalendari historik, 21 shtator

 

21 shtator 1792 – Asambleja Legjislative e themeluar pas Revolucionit Francez rrëzoi monarkinë gati 1.000-vjeçare dhe e shpalli Francën republikë. Rreth 4 muaj pasi ishte rrëzuar nga froni, Mbreti Luigji XVI u dënua për tradhti të lartë nga konventa franceze dhe u ekzekutua me gijotinë. Kjo periudhë u shoqërua me sundimin e terrorit deri në shpalljen e Perandorisë së Parë Franceze në vitin 1804, nën Napoleon Bonapartin.

21 shtator 1858 – Britania e Madhe rrëzoi nga froni Bahadur Shahun II duke i dhënë fund përgjithmonë Perandorisë Mogule, sulltanat 330-vjeçar në Indi dhe Azinë Jugore, udhëhequr nga dinastia myslimane e Çagatajve me origjinë turko-mongole.

21 shtator 1866 – Erdhi në jetë letrari britanik, Herbert George Wells, i cili do të bëhej i famshëm me kryeveprat e tij të titulluar “Makina e Kohës” dhe “Lufta e Botëve”.



Lajme të ngjashme