Kalendari historik, 20 shtator

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 20 shtator.

1493410
Kalendari historik, 20 shtator

 

20 shtator 622 – Profeti Muhamed (a.s.) dhe shoku i tij më i afërt Ebu Bekri (r.a.) mërguan nga Meka në Medinë, një shpërngulje që në historinë islame njihet si “hixhret”. Gjatë udhëtimit që filloi në 9 shtator Profeti Muhamed (a.s.) shpëtoi disa herë nga vdekja dhe mbërriti në fshatin Kuba, 1 orë larg Medinës. Pasi qëndroi 4 ditë këtu, ditën e premte më 24 shtator hyri në qytetin e Medinës.  

20 shtator 1951 – Pas ftesës së Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Turqia u anëtarësua në NATO.

20 shtator 1984 – Sulmi kamikaz (me bombë) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bejrut u mori jetën 23 personave, 2 prej të cilëve shtetas amerikanë. Kurse në mesin e 60 të plagosurve ishin gjithashtu ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

20 shtator 1988 – Naim Suleymanoglu theu 6 rekorde botërore në garat e peshëngritjes gjatë Lojërave Olimpike të Seulit.



Lajme të ngjashme