Kalendari historik, 13 gusht

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 13 gusht.

1471974
Kalendari historik, 13 gusht

 

13 gusht 1946 – Gazetari dhe historiani britanik, Herbert George Wells, një prej dy avangardave të mëdha të letërsisë fantastiko-shkencore së bashku me francezin Jules Verne dhe autor i veprave të famshme si “Makina e Kohës”, “Lufta e Botëve” e “Njeriu i Padukshëm”, të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë përshtatur gjithashtu si filma kinematografikë, vdiq në Londër në moshën 79-vjeçare.

13 gusht 1961 – Filloi ndërtimi i “Murit të Berlinit”, simbol i Luftës së Ftohtë. Ky mur i gjatë 46 km ndau fizikisht për 30 vjet sektorët lindorë dhe perëndimorë të qytetit të Berlinit për të penguar qytetarët e Republikës Demokratike të Gjermanisë që të shkonin në Republikën Federale të Gjermanisë.

13 gusht 1987 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan, pranoi përgjegjësinë e tij në aferën e njohur si “Iran-Contra” apo “Irangate”. Skandali u zbulua pasi u mësua që një klikë ushtarake e drejtuar nga nënkoloneli Oliver Nort i shiste ilegalisht Iranit armë amerikane dhe të ardhurat nga kjo kontrabandë i shfrytëzonte për të financuar grupet e armatosura që luftonin për të rrëzuar qeverinë socialiste në Nikaragua.



Lajme të ngjashme