Kalendari historik, 1 korrik

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 korrik.

1446409
Kalendari historik, 1 korrik

 

1 korrik 1991 – Pakti i Varshavës, themeluar më 1955-n nën udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik kundër NATO-s, u shkri zyrtarisht gjatë një takim në Pragë si rezultat i valës së ndryshimit që filloi me rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e vetë Bashkimit Sovjetik.

1 korrik 1997 – Kina rimori sovranitetin mbi qytet-shtetin e Hongkongut, territoret e të cilit formohen nga 1 gadishull dhe 235 ishuj, duke i dhënë fund sundimit kolonial britanik 156-vjeçar.

1 korrik 2004 – Aktori i famshëm amerikan, Marlon Brando, laureat i dyfishtë i Çmimeve “Oscar” për rolet protagoniste në filmat “Mbi dok” (On the Waterfront) dhe “Kumbari” (The Godfather), u shua në moshën 80-vjeçare.



Lajme të ngjashme