Kalendari historik, 29 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 29 qershor.

1445312
Kalendari historik, 29 qershor

 

29 qershor 1913 – Shpërtheu Lufta II Ballkanike ndërmjet Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë, të cilat nuk arritën të ndajnë mes tyre territoret që shkëputën nga Perandoria Osmane në Luftën I Ballkanike. Ndërkaq, duke përfituar nga situata e Bullgarisë, Perandoria Osmane rimori vilajetet e Edrenesë dhe Kirklarelisë, të cilat i kishte humbur gjatë Luftës II Ballkanike.

29 qershor 1939 – Kuvendi i Shtetit të Pavarur të Hatait realizoi seancën e tij të fundit, ku vendosi unanimisht për t’iu bashkuar Turqisë.

29 qershor 1999 – Kreu i organizatës terroriste PKK, Abdullah Ocalan, përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, u dënua me vdekje për tradhti ndaj atdheut në fund të procesit gjyqësor në Imrali, një ishull i vogël në Marmara. Por dënimi me vdekje për Ocalanin u shndërrua më pas në burgim të përjetshëm si rezultat i ndryshimeve ligjore (heqja e dënimit me vdekje) në kuadër të përafrimit të legjislacionit të Turqisë me atë të Bashkimit Evropian.



Lajme të ngjashme