Kalendari historik, 28 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 28 qershor.

1444926
Kalendari historik, 28 qershor

 

28 qershor 1914 – Studenti serbo-boshnjak, Gavrilo Princip, vrau në Sarajevë trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand dhe bashkëshorten e tij, Sophie. Kjo ngjarje ndezi fitilin e Luftës I Botërore.

28 qershor 1919 – Blloku i Antantës (Britani, Francë, Rusi) dhe Gjermania nënshkruan Traktatin e Versajës, i cili i dha fund zyrtarisht Luftës I Botërore, plot 5 vite pas vrasjes së Franz Ferdinandit. Me këtë marrëveshje, Gjermani humbi të gjitha kolonitë e saj duke pranuar që t'i kufizohej ushtria dhe të paguante një dëmshpërblim lufte prej miliarda markash. Kushtet e rënda ekonomike të Traktatit të Versajës e çuan Gjermaninë në falimentim, gjë që i hapi rrugën Partisë Naziste (NSDAP) të udhëhequr nga Adolf Hitleri.

28 qershor 2004 – Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend që e kishte pushtuar Irakun përmes Luftës II të Gjirit, ia dorëzoi qeverisjen e vendit kabinetit të përkohshëm të formuar nga Kryeministri Ayad Allawi.



Lajme të ngjashme