Kalendari historik, 27 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 27 qershor.

1444455
Kalendari historik, 27 qershor

 

27 qershor 1905 – Lufta e humbur kundër Japonisë i thelloi edhe më tepër problemet ekonomike gjithnjë e më të mëdha në Rusi. Ekuipazhi i luftanijes ruse “Potemkin”, i cili kërkonte të pengonte ekzekutimin e marinarëve që protestonin ushqimet e krimbura, u revoltua në ujërat e Detit të Zi dhe e ktheu anijen në portin e Odesës. Pikërisht në Odesë u ndez edhe fitili i revolucionit të parë rus. Megjithatë ushtarët besnikë të Carit arritën ta shtypin kryengritjen në fjalë.

27 qershor 1954 – Në qytetin rus të Obninskut, rreth 100 km në jugperëndim të Moskës, u hap centrali i parë në botë i energjisë bërthamore. E tërë bota e mësoi vënien në përdorim të këtij centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike, ndërtimi i të cili ishte realizuar në fshehtësi të plotë, përmes një njoftimi radiofonik.

27 qershor 1998 – Adanaja, rrethi i katërt më i madh i Turqisë, u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,2 ballë të shkallës Rihter. Në këtë fatkeqësi natyrore humbën jetën 210 persona, u rrënuan plotësisht 400 shtëpi dhe u dëmtuan rëndë 1.300 të tjera.



Lajme të ngjashme