Kalendari historik, 26 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 26 qershor.

1443540
Kalendari historik, 26 qershor

 

26 qershor 1541 – Detari dhe eksploruesi spanjoll, Francisco Pizarro, u vra në Lima të Perusë nga Diego Almagro, djal i ish-shokut të tij dhe më vonë kundërshtar. Almagro i riu u kap dhe u ekzekutua më vonë. Pas vdekjes së Pizarros, familja e tij ndërtoi një pallat përkujtimor në Trujillo; por shumë peruanë sot e shohin atë si përgjegjës për rrënimin e kulturës, gjuhës, fesë dhe tërë qytetërimit indigjen inkas.

26 qershor 1924 – Mjekët francezë Albert Calmette dhe Camille Guerin zbuluan vaksinën e tuberkulozit (BCG).

26 qershor 1945 – Përfaqësues të 51 vendeve themeluese, përfshi këtu edhe Turqinë, u mblodhën në San-Francisko të Kalifornisë për nënshkrimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Organizata e re zëvendësonte Lidhjen e Kombeve, e cila kishte dështuar të plotësonte angazhimin apo qëllimin themelues të saj në fund të Luftës I Botërore; i cili ishte të parandalonte rendin e ri botëror të Adolf Hitlerit dhe doktrinën militariste japoneze të Azisë për aziatikët, fundin e të cilave e solli Lufta II Botërore. OKB-ja u aktivizua zyrtarisht më 24 tetor të atij viti.



Lajme të ngjashme