Kalendari historik, 24 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 qershor.

1441839
Kalendari historik, 24 qershor

Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?

 

24 qershor 1812 – Ushtria franceze prej gati 700.000 trupash, nën drejtimin e Napoleon Bonapartit, kaloi lumin Neman dhe filloi pushtimin e Rusisë. Tërheqja e vazhdueshme e ushtrisë ruse përgjatë 3 muajve bëri që francezët të shkonin deri në Moskë. Napoleoni e fitoi këtë luftë dhe rrënoi kryeqytetin rus, por humbi një pjesë të madhe të ushtrisë së tij. Historianët thonë se arsyeja e pushtimit ishte mungesa e vullnetit të Rusisë për të mbështetur sistemin kontinental që Napoleoni e kishte krijuar për vendosjen e një bllokade ndaj Anglisë në mbarë Evropën; të tjerë thonë se ishte euforia, dhe mania e madhështisë, reflekse të fuqisë së tij të pakontrolluar.

24 qershor 1948 – Bashkimi Sovjetik pushtoi Berlinin Lindor dhe filloi një bllokadë në qytet duke bërë të pamundur komunikimin tokësor të Berlinit Perëndimor, i cili kontrollohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca, me pjesën tjetër të botës. Aleatët formuar një korridor ajror kundër bllokadës tokësore për të plotësuar nevojat bazë të qytetit. Bllokada e Berlinit zgjati plot 11 muaj.

24 qershor 1961 – Në bazë të marrëveshjes për fuqi punëtore ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, kontingjenti i parë i punëtorëve turq u nis drejt Gjermanisë. Gjatë vitit të parë nga Turqia në Gjermani shkuan vetëm 400 punëtorë, por ky numër u shumëfishua me kalimin e viteve.



Lajme të ngjashme