Kalendari historik, 22 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 22 qershor.

1441013
Kalendari historik, 22 qershor

 

22 qershor 1037 – Ibn Sina (Avicena), një prej filozofëve më të shquar të botës islame, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare. Ai pranohet si një gjeni në mjekësi, psikologji, farmakologji, gjeologji, fizikë, astronomi, kimi dhe filozofi. Ibn Sina ka shkruar rreth 450 artikuj shkencorë nga mjekësia deri tek astronomia, 240 prej të cilëve kanë mbërritur deri në të sotmen.

22 qershor 1919 – Mustafa Kemal Pashai dhe shokët e tij të armëve nënshkruan “Qarkoren e Amasies”, përmes së cilës iu komunikua të gjithë botës se Turqia do të fillonte Luftën Nacionalçlirimtare. Me fjalët “integriteti i atdheut dhe pavarësia e kombit janë në rrezik”, në këtë qarkore u kërkua që çdo rreth i vendit të dërgonte përfaqësues në kongresin kombëtar, i cili do të mbahej në Sivas.

22 qershor 1936 – Në qytetin Montrë të Zvicrës u mblodh Konferenca mbi Ngushticat e Turqisë për të diskutuar situatën e Dardaneleve dhe Bosforit, të cilat ishin çmilitarizuar pas Luftës I Botërore dhe lënë nën administrimin e një komisioni ndërkombëtar.

22 qershor 1964 – Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ftoi të Uashington Kryeministrin e Turqisë, Ismet Inonu, për të normalizuar marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet dy vendeve si pasojë e “Letrës së Johnsonit”. Kryeministri Inonu, i cili u takua kokë më kokë me Presidentin amerikan, Lyndon B. Johnson, deklaroi se Turqia nuk mund të bëjë asnjë lëshim në lidhje me Qipron, por edhe se nuk janë kundër ndarjes së Ishullit.



Lajme të ngjashme