Kalendari historik, 21 qershor

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 21 qershor.

1440077
Kalendari historik, 21 qershor

 

21 qershor 1527 – Politikani, diplomati, filozofi, historiani dhe poeti i shquar italian, Nikolo Makiaveli, i cili ka krijuar rrymën e quajtur “Makiavelizëm” përmes vepër së tij të famshme “Princi” – libër xhepi për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë – u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

21 qershor 1941 – Ushtria gjermane, e cila kishte përfunduar okupimin e Francës, filloi pushtimin e Bashkimit Sovjetik nëpërmjet Operacionit “Barbarossa”, të planifikuar nga Adolf Hitleri vetë.

21 qershor 1990 – Irani u trondit nga një tërmet i fuqisë 7,3 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte 200 km në veriperëndim të kryeqytetit Teheran të vendit. Kjo fatkeqësi natyrore rrënoi qindra vendbanime dhe u mori jetë rreth 40.000 njerëzve.



Lajme të ngjashme